“Foltorja” e radhës e Sali Berishës u ndal në Dibër. Këtu ai përsëriti kërkesën për mbledhjen e forumeve të partisë për të vendosur për përjashtimin ose jo të tij nga grupi parlamentar i opozitës.
“Se i tha Flamur Noka ca fjalë, i tha je i shkarkuar dhe jo ashtu dhe jo kështu. Ky sikur ka bërë shkollën në Korenë e Veriut, jo në Holandë. Kryetar që ka frikë nga vota”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri komentoi edhe deklaratën e Bashës në mbledhjen e së hënës të grupit parlamentar demokrat, ku citohet të ketë thënë se është edhe Hoti nga nëna edhe Basha.
“Para dy muajsh, bëmë një muhabet me të. I them unë: Lul, mos u përziej në këtë punë, nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. I them: Lul, hotjanët e kanë një shprehje: ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Kjo çfarë do të thotë, ndihma e Zotit, pena ime. Kjo është e vërteta. Tani ky thotë kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, burra të betejës dhe fitimtarë. Ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta”, tha ai.
Berisha u tall me Bashën për këtë shprehje, duke i kujtuar se ai ndoshta nuk ngjan me asnjë nga këto fise…
“Del dhe thotë jam dhe Bashë jam dhe Hotë! Para dy muajsh bëmë një muhabet. Do ua them, nuk e kisha ndërmend, por do e them. I them, Lul mos u përziej në këtë punë, nuk i kërkoj ndihmë akujt. Hotjanët e kanë pasë një fjalë “ndihma e Zotit, pushka e Hotit”. Kjo do të thotë, ndihma e zotit, pena ime. Tani ky thotë jam edhe Bashë edhe Hotë.
Edhe Bashët edhe Hotët, kanë patur burra të penës dhe të pushkës, të betejave dhe fitimtarë. Por ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Edhe tek Bashët, edhe të Hotët, në çdo fis dhe familje, bespreri është, e dini vetë…
Të bashkohemi me ata që kanë themeluar këtë parti!”, tha ndër të tjera Berisha.