Berisha për radion amerikane: Kërcënimi tjetër për Evropën do të jetë Serbia

0

 Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kërcënimi tjetër i madh pas Rusisë do të jetë Serbia. Në një intervistë për Radion amerikane Secure Freedom, Berisha ka theksuar krimet e Rusisë kundër qytetarëve në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se Rusia gjithmonë ka dashur të ketë dalje në Adriatik.

“Kremlini donte për shekuj nëpërmjet Serbisë hyrjen në detin Adriatik. Kërcënimi tjetër i madh për kontinentin evropian, besoj se do të jetë Serbia”, tha Berisha.

Ish-kryeministri gjithashtu foli edhe për miliarderin George Soros, për të cilin tha se ka pasur dorë në përmbysjen e kontrollit demokratik në Shqipëri ndër vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu