Berisha poston videon: Shkodra po përmbytet, qeveria bën sehir: Turp!

0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me përmbytjet në vend, si pasojë e reshjeve intensive që kanë mbizotëruar në vend që prej mëngjesit të sotëm. Përmes një videoje në rrjetin social facebook, ku shihet se rrugët janë të përmbytura dhe makinat e kanë të pamundur të qarkullojnë, Berisha shkruan: Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit. Qeveria bën sehir! Turp! sb

Shkodra, Lezha dhe Dibra janë tre qarqet ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë shkaktuar dëme kolosale. Disa ura që lidhin fshatrat janë shembur, dhjetëra banesa janë përmbytur dhe dhjetëra të tjera kanë mbetur pe energji elektrike në këto tre qarqe të vendit. Sakaq dy persona rezultojnë të humbur në Malësinë e Madhe, për shkak të prurjeve. Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku 3 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.

https://www.facebook.com/watch/?v=1737762813246672

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu