Tre ish-presidentët e Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë janë bërë bashkë sot për të drekuar së bashku. Fotoja e takimit ëshxtë ndarë nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shfaqet i ulur pranë Fatmir Sejdiut dhe ish-presidentit kroat, Stjepan Mesiç. Ndërkohë që me ta në tavolinë janë dhe dy persona të tjerë.
“Nje takim me miq te vjeter! Me ish Presidentin e Kroacise, mikun e çmuar te shqiptareve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu”, ka shkruar ai.
Në postimin e tij, Berisha tha se në mbledhje diskutuan për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon, ndërsa shtoi se mes tyre ka pasur mirëkuptim të plotë për gjithçka.