Berisha publikon foton: Ja 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut, janë përdorur në ndërtesën e Këshillit të Ministrave

0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një foto ku shihen tre telefona. I ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24, Berisha u shpreh se këta janë telefona të kriptuar që janë përdorur nga Ardi Veliu, të cilin tha se ditën e sotme e kanë shkarkuar nga detyra në krye të AMP. Berisha tha se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.

“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut… Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu