Berisha: Rënia e mbështetjes për Shqipërinë në BE, pasojë e nismave të Ramës

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si alarmante sondazhin e bërë publik nga mediat austriake, ku ka rënë mbështetja për Shqipërinë. Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se rënia e mbështetjes për Shqipërinë, vjen pas nismave të fundit të kryeministrit Edi Ramës, si legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale.

Negociatat/ Media austriake: Shkon në pikiatë mbështetja për Shqipërinë, vetëm 14% pro
“Bie nga 35 ne 14% brenda pak muajve mbeshtetja e austriakeve per antaresimin e Shqiperise ne BE. Sipas nje sondazhi te fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) ne muajin korrik, te botuar ne gazeten Die Presse per anetaresimin e Shqiperise ne BE, shifrat kane rene nga 35 per qind qe ishte ne prill në 14 per qind ne korrik. Kjo renie katastrofale, me 1.5 here brenda disa muajve, e mbeshtetjes per anetaresimin e Shqiperise ne BE eshte shume e rende. Ajo lidhet me nxirjen e imazhit te vendit nga Edi Rama me nismat e tij te fundit per legalizimin e droges dhe amnistine fiskale per parate e krimit,”-shkruan Berisha.

Qytetarët austriakë kane dalë hapur kundër zgjerimit, edhe pse qeveria e kancelarit Federal Karl Nehammer e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, qytetarët austriakë duket se nuk mendojnë njësoj. Sipas një sondazhi të fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) në korrik, vetëm 20 për qind janë në favor të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Në prill ishte ende 26 për qind. Madje në rastin e Shqipërisë, miratimi për anëtarësim në BE ra nga 35 në 14 për qind. Një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende, me të cilat negociatat për anëtarësim kanë nisur pas vonesave të gjata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu