Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në festën e 32-vjetorit të themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”.
Kjo mungesë kyçe ndër demokratësh u vu re nga të pranishmit, të cilët kërkuan shpjegime për këtë mungesë “të pazakontë”.
Për të bërë sqarimet përkatëse mendoi deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili tha se Berisha ishte me grip, gjë që ka bërë që ai të mos ishte në këtë 32-vjetor.
“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu”, tha ai.