Berisha zbulon se është infektuar me Covid, tregon shenjat që kishte!

0

Berisha zbulon se është infektuar me Covid, tregon shenjat që kishte: Vaksinën do e bëj kur të më vijë radha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se në muajin Shkurt ka kaluar koronavirusin, në formën e një gjendjeje gripale.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjys. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Sa i takon vaksinës, Berisha tha se ai do ta bëjë në momentin që do ti vijë radha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu