Fëmijët talasemik kanë marrë dhuratën e jetës në vigjilie Pashkësh nga besimtarët e Kominitetit Ungjillore në Elbasan. Dhurimi i gjakut sipas përfaqësuesve të këtij besimi bëhet jo vetëm si dhuratë për fëmijët talasemikë, por edhe për t’u treguar se nuk janë vetëm duke u dhenë shpresë.
Për t’u dhenë lëngun e jetës, gjakun këtyre fëmijëve Alketa dhe bashkëshorti udhëtuan nga Lushnja për të dhuruar gjak në Elbasan,ndërsa shumë të tjerë thonë se prej vitesh dhurojnë gjak për njerëzit në vështirësi.
Për mjeket, dhe drejtuesit e Kryqit të Kuq të dhurosh gjak, lëngun jetik për njerzit talasemik, nuk ka dhuratë me të çmuar, jo vetem në këtë prak festash, por kurdoherë.