Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

0

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, Ringjalljen e Krishtit.

Të shtunën, besimtarët i drejtohen kishave për të bekuar ushqimet. Tradita ka vijuar në qytetin e Lezhes. Bekimi i ushqimeve është një traditë e besimtarëve katolikë në prag të festës së Pashkëve.

Ushqimi i Pashkëve është i thjeshtë, bukë, djathë, hudhra e qep te njoma. Tradita e bekimit të ushqimeve është për mbarësi në jetën.

Traditë e lashtë sa vetë Bibla. Pashkët janë festa më e rëndësishme për të krishterët, ringjallja e Krishtit, një simbolikë me ringjalljen dhe nisjen e diçkaje të re. Kjo është simbolika e bekimit të ushqimeve, si një bekim që vjen nga prodhimi i të mirave materiale.

Bekimi i ushqimeve është një traditë e hershme ndër Katolikët pasi kërkohet bekimi i gjithë familjes, përmes ushqimit.

Pashkët, kremtohen tek besimtarët e katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Krezhmeve ose agjërimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu