Besimtarët në Benin celebrojnë perëndeshën Vudu të fertilitetit e bukurisë

0

Banorët në Benin i bënin sot homazh zotave të besimit Vudu, fesë afrikane që adhuron “shpirtrat natyrorë të pararendësve të respektuar”.

Në qytezën Uidah, në brigjet e oqeanit Atlantik besimtarët i bëjnë homazh zotit më të famshëm vudu, Mami Vata.

Teksa valët e oqeanit përplasen në zonat jugore të vendit, besimtarët brohorasin për të pritur ditën kombëtare të festës.
Çdo 10 janar vendi që dikur ishte qendër e tregtimit të skllevërve, feston me veshje të bardha të zbukuruara me perla.

“Çdo janar vijmë në Uidah sepse këtu është plazhi dhe fryma e këtij celebrimi”, thotë 70 vjeçari Hunon Eveole, i cili ka ardhur nga vendi fqinjë Togo.

“Mami Vata nuk është një shenjtore e thjeshtë, ajo është mbretëresha e ujit dhe jeton në det”, shton ai.

Miliona skllevër kalonin më parë përmes Uida drejt Botës së Re dhe përhapnin fenë e tyre afrikane.

Sot besimi ka rreth 50 milionë ndjekës në të gjithë botën, që nga Brazili, në Haiti apo në shtetin jugor amerikan të Louisiana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu