Beteja për Tiranën, projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet mes PS, PD e LSI në kryeqytet

0

Agim Tutulani nga “Geo Cartography” tregoi në studion e ABC se në Tiranë dy forcat kryesore PS dhe PD, janë në një barazim statistikor. Tutulani tha se deri para një javë kur u bë sondazhi, këto dy forca ishin barazim ndërsa shtoi se projeksioni u bë duke u ndarë në zonat rurale dhe ato urbane.

Sipas ekspertit, në zonat rurale ishte Partia Demokratike në avantazh me 20 mijë vota, kurse në zonat urbane në avantazh ishte Partia Socialiste me 15 mijë vota.

Ndërsa, LSI ishte me dy mandate të sigurta. Sa i përket dy mandateve shtesë në kryeqytet, Tutulani nga kompania “Geo Cartography” tha se në lojë janë katër parti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu