BELGJIKË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Belgjikë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre shqiptarë. Konkretisht ngjarja ka ndhodur pranë urës Kipdorp dhe Sint-Jacobsmarkt në zemër të Antwerp në Belgjikë. Gjithashtu në pranga kanë rënë katër të dyshuar, mes të cilëve tre shqiptarë.
Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e të shtënave. Sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh matanë rrugës, menaxheri i dyqanit papritmas dëgjoi tre të shtëna në një nga apartamentet sipër.
“Ai donte të dilte jashtë kur një burrë hyri papritur në biznesin e tij dhe bërtiti: ‘Telefononi ambulancën’. Në korridor kishte gjurmë gjaku. Shërbimet e urgjencës mbërritën shumë shpejt dhe gjetën një të plagosur në një banesë. Njësia e zjarrfikësve u thirr për ta nxjerrë burrin nga banesa me një ashensor me shkallë,” tha ai.
Pak më vonë, shërbimet e urgjencës morën një telefonatë nga parkimi i makinave Meir/Opera në Sint-Jacobsmarkt. Pranë një automjeti ndodheshin dy persona të plagosur me armë zjarri. Edhe ata janë marrë me plagë të rënda.
Policia ka mundur të arrestojë një person të katërt aty pranë, i cili me sa duket ishte i padëmtuar. Mësohet se ai është parë në parkingun pranë të plagosurve. Katër të dyshuarit, mes të cilëve edhe tre të plagosurit, janë të moshës 23 deri në 38 vjeç.