Biden arrin marrëveshje me republikanët për borxhin, SHBA shmang falimentimin

0

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy njoftoi se ka arritur një marrëveshje në parim me presidentin Joe Biden për të rritur kufirin e huamarrjes së qeverisë federale amerikane, duke shtuar se votimi pritet të mbahet të mërkurën, më 31 maj.

Marrëveshja për borxhin, e cila është rritur në 31.4 trilion dollarë, i jep fund ngërçit politik të muajve të fundit. Sipas Reuters, marrëveshja do të rrisë kufirin e borxhit (31.4 trilion dollarë, një rekord botëror) për dy vjet, ndërsa në të njëjtën kohë parashikon kufizime në shpenzimet publike , siç kërkohet nga republikanët, duke përjashtuar ato për forcat e armatosura dhe veteranët.

Koncesionet nga Biden janë një fitore për republikanët, të cilët në thelb po mbajnë “peng” administratën e Biden, duke kufizuar ndjeshëm lëvizjet në politikën fiskale. Por lind pyetja në çfarë mase është se në çfarë mase, pasi nuk janë dhënë sqarime për shpenzimet publike që do të kufizohen.

Padyshim që ky fakt shkakton problem te demokratët në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Biden dhe McCarthy zhvilluan një bisedë telefonike të shtunën rreth marrëveshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu