Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 67-vjeçar ka humbur jetën. Sic njofton policia ai ëshë rrëzuar aksidentalisht nga bicikleta dhe si pasojë e plagëve të marrë ndërroi jetë.
Policia ndërkaq ka vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
<strong>Tiranë/Informacion paraprak</strong>
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.