Bie aksidentalisht nga lartësia, vdes punëtori në ambientet e Aeroportit të Vlorës

0

Në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në zonën e aeroportit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.

Hetimet janë në vijim dhe do të përfshijnë marrjen në pyetje të përgjegjësve të punimeve.

Autoritetet po mbledhin prova për të kuptuar shkaqet e aksidentit tragjik.