BIE faqja zyrtare e KQZ! Çfarë ndodhi pak minuta para mbylljes së procesit të votimit…

0

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rënë pak minuata para mbylljes së orarit zyrtar të votimit në vend.

Kjo vërtetohej me një kërkim të thjeshtë teksa tenton të kërkosh rezultatet e pjesmarrjes në zgjedhje.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri.

Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora votoi për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.