Një turist që po eksploronte shtegun malor Theth–Valbonë është aksidentuar dhe është rrëzuar në një humnerë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e Qafës së Valbonës, ku ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
Miqtë e tij kanë njoftuar menjëherë autoritetet, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e kërkim-shpëtimit malor, një ekip mjekësor, policia dhe një helikopter për ndërhyrje emergjente.
Sipas informacioneve turisti ka ndërruar jetë.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vijim.





