Një 45-vjeçar në Maliq, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Personi i indentifikuar si Leonard Ymeri ishte duke rregulluar çatinë e një shtëpie ndërkohë që aksidentalisht ka krijuar kontakt me kabllot elektrike.
Si pasojë e këtij kontakti ai ka ndërruar jetë.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore për të marrë ndihmën e duhur.
Megjithatë 45-vjeçari ka ndërruar jetë sapo u dërgua në spital.