Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë.
Pronari i një hoteli, i identifikuar si Niko Bollano rreth 50 vjeç, ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.
Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traumë cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.