Bie nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 56 vjeçari në Fier

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së martës në Fier. Një 56 vjeçar ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është shënuar rreth orës 14:40 në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Njoftimi j policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu