Një i ri është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në zonën e Freskut në Tiranë, e për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia njofton se në datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.