58-vjeçari Albert Taullau ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje. Rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe ka ndërruar jetë.
Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja, të cilit i është bërë atentat në tetor 2018. Fatmirësisht Taullai i shpëtoi atentatit kur dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.
Në qershor të vitit 2019, edhe vetë Albert Taullaut i ishte vendosur tritol në banesë, por pa dëme në njerëz.
Ndërkohë familja Taullau njihet për rivalitetin me bandën e Aldo Bares, pasi njëri vëlla, Baki Taullau iu vra në atentat.
Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.