Identifikuar 4 viktimat dhe 3 të plagosurit aksidentit tragjik në Fier-Vlorë.
Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi janë viktimat e së njëjtës familje që po udhëtonin me automjetin ‘’Toyota’’.
Ndërkohë në spital të plagosur janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi të cilit udhëtonin me automjetin ‘’Audi’’ që përplasi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.
Familja Gushi ishte nisur për pushime në jug të vendit, kur një makinë tip Audi përplasi Toyota-n e tyre nga mbrapa, duke i nxjerrë nga rruga.
Makina ishte shkatërruar komplet duke bërë të vështirë nxjerrjen e trupave nga automjeti.