Bie nga lartësia ku po punonte, vdes 59-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në kryeqytet, ku një 59 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti në punë.

Burime bëjnë me dije se ai ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte në rrugën Gjergj Legisi.

Njoftimi i policisë :

Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu