Bie nga tarraca e pallatit, përfundon në gjendje të rëndë në spital

0

Një 50-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, është hedhur nga tarraca e një pallati në qytetin e Durrësit, e për pasojë ka marrë lëndime të shumta.

Sipas Policisë shtetasi me inicialet A.M u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin intesiv të mjekëve.

“Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu