Bilanc tragjik nga aksidentet, 6 viktima në 24 orë

0

TIRANË- Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në vetëm 24 orë si pasojë e aksidenteve që kanë përgjakur rrugët e vendit. Gjithçka nisi pasditen e kaluar, kur Klevis Ruçja, 20 vjeç, i cili po vinte nga Farka me një mjet tip “Audi A8” dhe u fut në mbikalimin e Saukut. Problem qëdronte tek shpejtësia. Udhëtimi me mbi 260 kiloemtra në orën në rrethrrotullim bëri që mjeti të çante bordurat anësore të rrugës dhe të ‘fluturonte’ mi një tjetër makinë ‘Honda’ që po udhëtonte në nënkalim.

Pasojat ishin tragjike…

Vetë Ruçaj dhe dy vajzat që kishte në mjet, 23-vjeçarja Sikela Përroji dhe për 22-vjeçarja Erisilda Abedini ndërruan jetë.

Por asgjë s’u ndal me kaq.

Këtë mesditë, humbën jetën njëri pas tjetrit dy persona, në aksidente të ndryshme.

Një betoniere përplasi në një nga rrugët e Durrësit 71-vjeçarin Neshit Lufta, i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i betonieres, 58-vjeçari Petrit Pasha u ndalua nga policia.

Ngjarja tjetër ndodhi në Kavajë. 30-vjeçarja Rovena Cara humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal.

Pas pak orësh, një tjetër vdekje u regjistrua në Korçë. Një 39-vjeçar u përplas nga makina ndërkohë që po kalonte rrugën. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa shkaktari i ngjarjes, u zhduk bashkë me automjetin. Kjo ngjarje solli dhe viktimën e gjashtë në vetëm 24 orë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu