Bilanc tragjik, shkon në 4 numri i viktimave në aksidentin në Rrogozhinë. Trupat ende në mjet

0

Shkon në 4 numri i viktimave që humbën jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik në aksin Rrogozhinë-Elbasan.

Një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar. Makina ka përfunduar poshtë gomave të kamionit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi dhe tre pasagjerët.

Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Kërkohet ndërhyrjë me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i “Benzit”. Kamioni ka tërhequr për 20-30 metra zvarrë makinën. Trupat e pajetë janë ende në mjet, pritet të nxirren nga zjarrfikësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu