Bilanci i aksionit për bulmetin, tatimet: Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra

0

Administrata tatimore ka bërë një bilanc të aksionit të nisur 20 ditë më parë për formalizimin e sektorit bujqësor.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve, janë bllokuar në total 103 ton mallra, ndërsa janë inspektuar 283 subjekte në të gjithë vendin.

Por kjo ishte faza e parë e aksionit, pasi në fazën e dytë do të vijohet me monitorimin, që synon të verifikojë vazhdimësinë e shitjes së produkteve me faturë tatimore.

Tatimet sqarojnë se qëllimi është i qartë: të formalizohet tregu dhe të rritet siguria ushqimore në mbrojtje të konsumatorit.

Në një reagim publik, Drejtoria e Tatimeve apelon se do të ketë zero tolerancë ndaj atyre subjekteve që nuk zbatojnë ligjin.