Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 3 të vdekur dhe 257 raste të reja

0

Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky është bilanci që vjen nga Kosova.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga janë kryer 2.840 testime.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.”, njofton MSH.

Në total numri i rasteve aktive është 3.057.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu