Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë kësaj kohe janë raportuar 17 raste të reja të infektuar me këtë virus.
Gjithashtu janë shëruar edhe 86 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Kosovë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.
Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.
Në total numri i rasteve aktive është 562.