Bill Clinton bën bashkë Ramën dhe Bashën! Ja deputetët e PD që morën pjesë në ceremoninë para kryeministrisë

0

Ish kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga Enkelejd Alibeaj dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga kryeministrja për pritjen e ish-presidentit amerikan në Tiranë, Bill Clinton.

Pritja do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pikërisht përpara kryeministrisë. Basha ka mbërritur në bulevard i shoqëruar nga deputetët demokratë.

Clinton viziton sot Tiranën për herë të parë, dhe qëndrimi i tij në kryeqytet edhe përgjatë ditës së nesërme përkon me përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu