“Biri”, një sukses i ndërtuar mbi rrënqethje.

0

Shkrimtarja elbasanase, Flutura Accka , ka botuar së fundmi librin me titull “Biri”, dedikuar djalit të vdekur pak vite më parë.
“Pyetjes së një gazetareje dje se a ndihesha më e qetë pas botimit të librit tim “Biri”, i thashë po, jam më e qetë. Tani e kuptoj se në çfarë bote të mjegullt kam ecur duke e shkruar këtë libër, aq sa në leximet e fundit tensioni psikik e ka zbardhur fare fletën dhe unë nuk ka mundur t’i kap disa gabime që më kanë shpëtuar.” –është shprehur shkrimtajra në një postim të bërë në facebook.
Pas “Të fruarit në rrethin e dhjetë” ky roman i ri i Flutura Acckës pritet të jetë akoma edhe më i suksesshëm, ccka mund të pasqyrohet dhe nga promovimi i bërë veprës në studiot televizive, ku përshkrimet rrënqethëse të autores për të birin e saj kanë nxitur edhe më tepër lexuesit dhe ndjekësit e saj.

“Im bir nuk donte viktimizimin, nuk i pëlqenin lotët e mi. Më vjen në mendje shprehja e tij “be normal mami, be normal”, dhe unë e dëgjoj sikur të mos e tradhëtoj. Në ikje më mësoi si të jem me dinjitet, më tha “you have to continue”, më shkundi nga supet, dhe më tha që kjo është prova e dashurisë, prova jote për mua, duhet të kalosh këtë sprovë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu