Bizhga pezullon nga detyra asistentin e Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Polici: Nuk paraqitej rregullisht në punë

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, pezullon nga detyra Drejtues Ulian Shpataraku, me detyrë Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale.

Shpataraku vijon masterin në Akademinë e Sigurisë, dhe me pretekstin që vijonte masterin nuk paraqitej në punë, ndërkohë që urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm ishte që studimet master të ndiqen jashtë kohës së punës.