Biznesmenit i sekuestrohen 400 mijë dollar, do ia dërgonte vëllait në Australi

0

Ditën e sotme, i janë bllokuar plot 400 mijë dollarë një biznesmeni në Tiranë. Bllokimi i parave ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Biznesmeni ka thënë se këto para do ia dërgonte vëllait të tij me banim në Australi. Dërgesa do të bëhej përmes bankës.

Mësohet se vëllai i biznesmenit është i akuzuar për një krim të rëndë të ndodhur në Tiranë 15 vite më parë.

Bllokimi i parave ka ardhur pasi biznesmeni i kishte të padeklaruara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu