U vra natën e Bajramit në Vlorë/ I ati tregon pengun

0

Babai i Kristjan Breshanaj, Edmoni ka rrëfyer me detaje se çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 majit, ku u vra me breshëri armësh për Bajram pranë derës së shtëpisë. Ai e përshkruan djalin e tij si një fëmijë i rregullt, i sinqertë, që bënte shumë për shoqërinë, që vinte nga një familje e shëndoshë dhe me shumë kulturë, prandaj e përjashton mundësinë që të jetë pjesë e një grupi kriminal. Me pengun që iku pa ia dëgjuar zërin për herë të fundit, babi i bën thirrje policisë që të zbardh këtë ngjarje, të gjejë shkakun dhe autorët e vrasjes

Babai i Kristian Breshanaj, Edmondi ka gjetur forcën që të flasë për vrasjen makabre të djalit të tij për natën e Bajramit, shumë pranë derës së shtëpisë. Me detaje, ai ka rrëfyer atë momentin tragjik, të telefonatës së gruas së tij, ku i ka treguar se ka dëgjuar krisma arme në lagje. Pas disa tentativave për të komunikuar me djalin, nuk ka marrë një përgjigje mbrapsht, për këtë arsye ka urdhëruar gruan që të dalë të kontrollojë, deri në momentin që përballet me pamjen makabër, djalin që qëndronte i shtrirë në tokë, i ekzekutuar në mënyrë monstruoze dhe i mbuluar me gjak. Babai tregon se në ato momente, Kristiani nuk kishte qenë i vetëm. AI ishte shoqëruar së bashku me shokun e tij, ndaj të cilit nuk është qëlluar asnjë plumb i vetëm.

“Momenti i parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në celular, nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar. Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën, Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër. Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar “mos ca boni”, tregon Edmondi, mjek i njohur reanimator në Vlorë.

Ai e përshkruan djalin e tij si një fëmijë i rregullt, i sinqertë, që bënte shumë për shoqërinë, që vinte nga një familje e shëndoshë dhe me shumë kulturë, prandaj e përjashton mundësinë që të jetë pjesë e një grupi kriminal. Sa i përket të kaluarës së tij, ku muajt e fundit kishte qenë ne Belgjikë, babai tregon se punonte në një bar dhe herë pas herë e ka ndihmuar me para, pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Nëse do të merrej me punë kriminale, rrëfen i ati, nuk do kishte nevojë që ai të merrte para nga Shqipëria.

“Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Djali im nuk ishte pjesë e grupeve kriminale. Në Belgjikë ka punuar në një bar, madje e kam ndihmuar unë me lekë, se po të ishte marrë me punë të jashtëligjshme do kishte lekë, ai erdhi me rrobat që kishte veshur”, tha ai.

Me pengun që iku pa ia dëgjuar zërin për herë të fundit, babi i bën thirrje policisë që të zbardh këtë ngjarje, të gjejë shkakun dhe autorët e vrasjes së djalit të ri të tij. “Unë atë ditë nuk e kam marrë në celular se isha 24 orë në punë, më ra si bombë kjo gjë. Prandaj i bëj thirrje policisë që të mos tërhiqet përballë agresorëve. Unë mendoj që policia të jetë e angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin. Ka pasur kamera gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur, i kam dhënë shpjegimet e mia të studiojnë celularin, me ka qenë orën e fundit. Prokuroria ta zbardhë këtë ngjarje, ta çojnë këtë punë deri në fund, që të mos ikë rinia shqiptare, e jo më djali im që nuk ishte pjesë e bandave, ishte një familje e shëndosh se nuk kishte as nevoja ekonomik, ishte një çun shumë i pastër dhe i sinqertë që bënte shumë për shoqërinë”, tha Breshanaj.

25-vjeçari është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici disa persona, e ndërsa 2 janë pistat kryesore e shkuara kriminale në Belgjikë, ose që ishte pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, ku siç ka raportuar më herët Shqiptarja.com, dyshohet se “spiunonte” te grupi kriminal kundërshtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu