TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga kontrollet që po ushtrohen në banesat e deputetit të Partisë Socialiste Arben Ahmetaj. Mësohet se është kontrolluar shtëpia ku jeton ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka dhe dy vajzat e tij.
Gjithashtu, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë ushtruar kontroll edhe në vilën që ndodhet në Gjirin e Lalëzit, e cila rezulton të jetë në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha. Në vilën e Hoxhës janë gjetur 30 mijë euro, por nuk raportohet nëse kjo shumë parash është sekuestruar apo jo.