Kultura e mbarështimit të gjësë së gjallë në Kukës po shkon drejt zhdukjes. Në tregun e bagëtive në këtë qytet numri i krerëve për tregtim është shumë i ulët.
Edhe ata pak fermerë që merren me blegtorinë, po mendojnë dita ditës të lënë këtë fushë.
Janë një mori shkaqesh që blegtoria në Kukës po humbet, pohojnë fermerët.
Tregtari: Nuk ka asgjë. Janë shtrenjtë. Ushqimoret, miellit, krerët, dritat të gjitha shtrenjtë. Tregu është shumë dobët. Të gjithë kanë ikur në emigrim, po nuk pati rini nuk ka treg.
Nga ana tjetër konsumatorët pohojnë se çmimet e larta dhe varfëria i kushtëzojnë në blerjen e gjësë së gjallë.
Blegtori: Situatë më të vështirë nuk ka, gjithçka është bërë shtrenjtë. Kam 300 kokë bagëti. Nuk e mbulon kurrkund koston e punës. Dy veta jemi, një në bjeshkë një në treg. Të tërë kanë ikur. Do dalim nga kjo kulturë, nuk ka ndihmë. Shteti nuk mbështet asgjë. Na jep një 10 mijë lekësh për delen, një herë i marrim një herë jo. Ka ardhur në rënie, se i kanë hequr bagëtitë. Dalin me humbje.
Rrëfimet e blegtorëve janë aq të dhimbshme e tragjike kur pohojnë se pas shumë vitesh traditë të ruajtjes së bagëtive janë të detyruar ta braktisin këtë kulturë.
Tregtari: Ka një numër të vogël të bagëtive, kjo ka ardhur si rezultat i shumë faktorëve. Me ikjen e brezit të ri dhe mospasja interes për t’u marrë me gjënë e gjallë tregu ka marrë tatëpjetën. Me çmimet e tregut nuk mund të përballemi, koto për ta rritur bagëtinë është shumë e lartë, në momentin që del në treg nuk sjellë të fitime. Malli i vendit është bërë për ta marrë me recetë. Duhet kal 25 vjeç dhe djalë 5 vjeç. Mbështetja e shtetit është sipas rreshtave, pat rreshtat ke mbështetje. Asnjëherë nuk ka shkuar te i zoti subvencioni. Gjynah për këtë vend e këto bjeshkë të rrinë shkretë.
Qarku i Kukësit ka qenë zona më e populluar për numrin e krerëve të blegtorisë. Produktet e mishit e qumështit kanë një kualitet tepër të lartë falë kullotave me bar shumë lulesh e klimës së pastër.