Deputeti Blendi Himçi në parlament tha se kandidatit të pavarur të Cërrikut, i cili mbështetet nga Partia Demokratike, i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, ku dhe është i punësuar. Shkak për këtë thotë Himçi, është bërë angazhimi i tij për të kandiduar për kryetar bashkie.

Fjala e Z. Himçi
Jo më larg sesa sot një vendim nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror ka ndërprere mardhëniet e punës me kandidatin e pavarur të bashkisë Cërrik z. Amarildo Hoxha ndërsa ai ështe në fushatë në formë presioni . Nuk ka model më të keq që gjatë fushatës ti nderpritet mardhënia e punës kandidatit vetëm se po kandidon për kryetar bashkie”.





