“Blerja e energjisë nga jashtë është “Kutia e Pandorës” shqiptare”, reagon PD

0

Këshilltar ligjor pranë Partisë Demokratike për tregun privat të energjisë elektrike, Eduart Halimi sheh si problem kryesor për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin importin e energjisë elektrike nga jashtë.

Në një postim në Facebook, Eduart Halimi ngre 5 pyetje që sipas tioj vërtetojnë se energjia e importuar është faktori që çoi në rritjen e çmimit të energjisë.

A eshte e vertete se cmimi qe i eshte blere prodhuesve vendas gjate 2021 eshte rreth 60 Euro/ MËh?
A eshte blere energjia nga (importi) disa dite me pare nga FTL me 290 Euro / MËh nderkohe qe tregu dje ne HUPEX ( tregu hungarez qe eshte tregu me i lire ne EU dhe prej nga ku zakonisht importohet energjia ne shqiperi, ishte gjysma e cmimit? (shih tabelen e HUPEX)
Por gjate shtatorit a eshte blere pothuaj me cmim mbi 100-180 Euro/MWh?
A jane ne konflikt ERE /administrata qendrore/ lokale me prodhuesit e vegjel te energjise duke i vene keta te fundit ne veshtiresi financiare ne vend qe ti ndihmonin per te rritur investimet?
A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjise nga 60 Eur/MËh brenda ne 290 eur/ MWh importi?
Eduart Halimi e quan me ironi këtë blerje energjie nga jashtë si “Kutia e Pandorës” shqiptare, duke e lidhur me skandalin e fundit të “parajsave fiskale” që u zbuluan nga rrjedhja e informacioneve në mediat e huaja. (Lexo ketu)

Postimi i Eduart Halimi:

5 pyetje mbi Energjine dhe “Pandoren shqiptare”!

Si keshilltar ligjor i tregut privat te energjise, une dhe ekipi im jemi vazhdimisht te informuar mbi ate ndodh me energjine! Ne keshillojme dhe perfaqesojme me shume se 60 kompani prodhuese te energjise.

Sipas eksperteve tane qe mbulojne prodhimin e energjise nga HEC, prodhimi vendas ne gjysmen e pare te vitit 2021 nuk ka qene i ulet. Kjo do te thote qe me nje menaxhim te mire vjetor apo disa vjecar te kaskades se Drinit nuk do te kishte keto mungesa te menjehershme te energjise ne prodhimin vendas. Menaxhimi i prodhimit te kaskades se Drinit duhet pare ne lidhje te ngushte me gjithe prodhimin vendas. Kjo ishte skema fillestare kur u ofrua nga qeveria investimet ne hec- et dhe fotovoltaiket e vegjel. Kjo skeme u prish dhe KESH nuk perfiton nga 532MË hece dhe fotovoltaike per ta optimizuar ujin e rezervuareve te kaskades.

Ndaj dhe keto 4 muajt e veres FTL ( Furnizuesi i tregut te lire FTL , pjese e OSHEE ) i duhet te bleje ne treg te huaj energjine ( importoje) sot per neser dhe keshtu cmimi natyrisht do jete shume me i larte. Kjo eshte mungese e thelle profesionalizmi dhe menaxhimi pa vision.

Importimi, blerja e energjise nga jashte eshte “Kutia e Pandores” shqiptare.

Ja pese pyetje qe ndoshta na nxjerin ne disa konkluzione?

A eshte e vertete se cmimi qe i eshte blere prodhuesve vendas gjate 2021 eshte rreth 60 Euro/ MWh?
A eshte blere energjia nga (importi) disa dite me pare nga FTL me 290 Euro / MWh nderkohe qe tregu dje ne HUPEX ( tregu hungarez qe eshte tregu me i lire ne EU dhe prej nga ku zakonisht importohet energjia ne shqiperi, ishte gjysma e cmimit? (shih tabelen e HUPEX)
Por gjate shtatorit a eshte blere pothuaj me cmim mbi 100-180 Euro/MËh?
A jane ne konflikt ERE /administrata qendrore/ lokale me prodhuesit e vegjel te energjise duke i vene keta te fundit ne veshtiresi financiare ne vend qe ti ndihmonin per te rritur investimet?
A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjise nga 60 Eur/MWh brenda ne 290 eur/ MWh importi?
Pergjigjet? Ndoshta kontrolli i duhur kushtetutes Parlament/Ekzekutiv/Drejtesi do verifikonte nese kane lidhje, por te gjithe jane te zene me gjera me te medha se kjo! Ndoshta do i vije rradha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu