Bleu varr familjar për 2 mln lekë, ‘drejtoresha’ ia nxjerr ndërtim pa leje

0

Por familja Gjonaj kishte paguar. Ndaj ka deklaruar se varri është blerë me vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra në kohën e pandemisë kur vdiq edhe kryefamiljari dhe nuk është i paligjshëm.
Shitja e varreve për shumën 50 mijë lekë të reja është skandali më i fundit që është bërë publik. Gazetarja Anila Hoxha, ka siguruar për “Top Channel” disa nga përgjimet e personave që merreshin me shitjet e vendeve për varre. Në deklarimin e mëposhtëm thuhet se Raimonda Shino, me detyrë drejtoreshë e përgjithshme tek Agjensia e Shërbimit Funeral Bashkia Tiranë, ka deklaruar se një varr familjar, i familjes Gjonaj, duhet të prishet pasi është konstatuar i paligjshëm.

Por familja Gjonaj kishte paguar. Ndaj ka deklaruar se varri është blerë me vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra në kohën e pandemisë kur vdiq edhe kryefamiljari dhe nuk është i paligjshëm. Sipas Shinos, shtesa ishte bërë në zgjerim kur kryefamiljari ndërroi jetë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Nisur nga fakti që ajo është inxhiniere, nga pamjet në foto konstatoj që ky ndërtim është në zgjerim dhe nga ana e administratës së Tufinës, duhej te ishin dërguar njoftime shkresore tek drejtoria qe ky ndërtim të prishet. Këqyrja e vendit te ngjarjes me ekspert kriminalist ku është i përshkruar ndërtimi i paligjshëm varr Familjar. Deklarimi i Fatjon Gjonaj, është student fëmija i te ndjerit Prend Gjonaj ku thotë se babai tij Prend Gjonaj ka vdekur në date 01.11.2020, si pasoje e sëmundjes së Covid-19. Pas vdekjes ai është varrosur në një varr individual në një parcele që ndodhet ne anën e djathte te varrezave te Tufinës dhe jo tek varri familjar në fjale, i cili është i joni si vend varri. Varri familjar është blerë nga ana tyre në kohën kur ndërroj jetë babai, me sa kujton me vlerën e 200.000 lekë të reja. Nuk kane bërë ndonjë pagesë me 200.000 lekë të reja, nuk kane bërë ndonjë pagese me faturë në shtet për blerjen e këtij vendi varri, por këtë vend ja kane blerë me mirëbesim disa personave të cilët nuk njihen se kush janë dhe si quhen. Në kohën kur është blerë, ai ka qenë i ndërtuar vetëm me mure pa çati, ne një sipërfaqe më të vogël nga sa ai është aktualisht, por në anën lindore të këtij varri i kane vëne 2 kolona betoni, ne muajin qershor të vitit 2022 kane dërguar disa punonjës ne varrezat e Tufinës, ku kanë kryer punime ndërtimi duke bashkuar me mur betoni objektin e varrit familjar ekzistues me 2 kolonat e mësipërme duke e zmadhuar në sipërfaqe këtë objekt. Pas ndërtimit te këtyre mureve shtesë dhe më konkretisht në ditë e para të muajit Korrik 2022 kane filluar të kryejmë punime për të mbuluar me çati këtë objekt varri duke vendosur disa binarë dërrasë mbi muret e tij. Për kryerjen e punimeve në këtë varr gjatë muajit qershor 2022, nuk kane marrë ndonjë leje shkresore tek varrezat e Tufinës, këto punime janë kryer pothuajse në dit të ndryshme përgjatë gjithë muajit qershor 2022, pak nga pak sepse nuk kane pasur dhe mundësinë financiare që ta përfundonim më shpejt.”

Të gjithë të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30 deri në 50 mijë Lekë të reja, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime në Tufinë. Prokuroria ka kërkuar për 6 të dyshuarit masën e sigurisë arrest në burg, për dy të tjerë arrest në shtëpi. Lidhur me skemën e mashtrimit, reagoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se ai vetë kishte kërkuar hetime prej kohës, e se ishte e lumtur që shkelësit ishin pas hekurave të burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu