Bllokohet çifti ukrainas në Zvërnec, era e fortë rrëzoi pemën, po ndërhyet për lirimin e rrugës

0

ZVËRNEC- Një çifti ukrainas është bllokuar ditën e sotme rreth orës 13:00 në Zvërnec. Ata janë bllokuar për shkak të motit të keq. Raportohet se një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, e cila e bën të pamundur lëvzijen e mjetit.

Reshjet e shiut mësohet se kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësorë. Çifti ka kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të Vlorës, të cilët janë duke shkuar në vendin e ngjarje për hapjen e rrugës.