Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë, menjëherë pas daljes nga tuneli i Kërrabës. Pamjet vijnë ekskluzive nga Infoweb Media.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se një automjet ka pësuar dëmtime si pasojë e aksidentit, ndërkohë që ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit të mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, ambulanca dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Më shumë detaje priten në vijim, pas përfundimit të veprimeve hetimore. Infoweb Media.





