Bllokohet Rruga e Kombit/ Do kryhen punime për zhvendosjen e një ure

0
Tuneli i Murrizit ne Rrugen e Arbrit, i fotografuar ne ceremonine e hapjes se Rruges se Arbrit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin. Rruga Arbrit parashikohet qe perfundimisht te mbyllet ne pranvere te vitit 2022 dhe eshte e gjate 75 km. /r/n/r/nMurrizi Tunnel in Arbri Street, photographed at the opening ceremony of Arbri Street. This road axis will be the shortest road connecting Tirana with Dibra, as well as with the Northern Macedonia, Dibra, Tetovo and Skopje. Arbri Road is expected to be finally finished in the spring of 2022 and is 75 km long.

KUKËS- Një segment prej afro 3 kilometrash në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit është bllokuar. Për shkak të punimeve për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentin përfundimtar, nga ura gjashtëmetroshe deri tek ura mbi Drin nuk do të lejohet qarkullimi i qytetareve dhe mjeteve.

Trafiku i makinave që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës dhe anasjelltas devijohet në dy pika hyrëse për në qytetin e Kukësit drejt unazës për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.

Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut nisi në orën 15:00 të së shtunës dhe do të vijojë për të paktën 12 ditë, deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.

Policia është angazhuar për të menaxhuar trafikun që do të krijohet nga ky devijim, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve e veçanërisht atyre te transportit të mallrave dhe tonazhit të rëndë.

Ura e re mbi lumen Drin ka përfunduar tërësisht si konstrukt metalik, ndërsa përmes një procesi delikat do të zhvendoset gjatë këtyre ditëve në bazamentet përfundimtare në brigjet e liqenit.

Ura e re ka një gjatësi rreth 310 metra me konstrukt çeliku, pa pikë mbështetëse të ndërmjetme dhe me një hark metali me një lartësi kulmore nga bazamenti 50 metra. Ura e re përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë sezonit të verës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu