“BMW”-ja përplaset me bordurën pranë Liqenit Articial, shoferi merr targat dhe ‘ia mbath’

0

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes pranë Liqenit Artificial.

Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si “diga”, ku një automjet tip BMË X6 po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve” dhe më pas ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit, sakaq nuk bëhet me dije mbi identitetin e drejtuesit të mjetit.

Siç shihet dhe nga pamjet, targat e mjetit mungojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu