BMW u fut “pa ftuar” në shtëpi, plagoset 92-vjeçarja në Angli

0

 – Një grua 92-vjeçare ndodhet në spital me lëndime të rënda pasi një bmw nga shpejtësia e madhe hyri në shtëpinë e saj në Westhoughton, Mançester.

Sipas Manchesterevening përplasja e tmerrshme ndodhi afër një mini-rrethrrotullimi në kryqëzimin e Chew Moor Lane me Bolton Road në Westhoughton, Bolton, në orën 5:15 të mëngjesit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e zezë të ngulur brenda shtëpisë së saj njëkatëshe. Mësohet se BMW-ja u përplas me parmakët jashtë shtëpisë së pensionistes në Bolton herët të dielën në mëngjes, përpara se të përplasej me xhamin e përparmë të shtëpisë. Policia konfirmoi se ajo ishte brenda në atë kohë  dhe pësoi lëndime të rënda në këmbë.

“Ajo u dërgua në spital ku mbetet në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë së Mançesterit.

Një burrë 39-vjeçar  është arrestuar dhe po merret në pyetje nën dyshimin për ngarje kundërvajtje dhe sulm ndaj të moshuarës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu