Adoleshenti i drejton armën Policisë në Greqi, doli që ishte lodër

0

– Një incident i padëgjuar ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Selanikun lindor . Një 15-vjeçar ka kthyer pistoletën që mbante në duar kundër një automjeti të Policisë greke , në të cilën ishin dy policë të Sigurimit.

Sipas Protothema, pak pas orës 10 të së shtunës mbrëma, Qendra për Veprim të Menjëhershëm ka marrë telefonata nga qytetarë të cilët ankoheshin se një grup të miturish kanë tentuar t’i grabisin në rrugën Anaximandru, në lindje të Selanikut. Patrulla e Sigurimit që ndodhej në zonë është urdhëruar të shkojë në vendngjarje. Teksa automjeti i Policisë  po lëvizte në rrugën “Anaximandru”, një 15-vjeçar u ka dalë përpara.

Ai mbante në duar një pistoletë. Ai bëri sikur ishte i armatosur dhe me gishtin në këmbëz e ktheu drejt policisë. Policia e ruajti qetësinë. Ata kanë zbritur nga automjeti dhe kanë bërë të ditur statusin e tyre. 15-vjeçari dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të të miturve kanë vrapuar. Policia i ndoqi dhe arrestoi njërin prej tyre, por jo atë që mbante pistoletën.

I arrestuari, 15-vjeçari, u dërgua në Departamentin e Sigurisë Charilaou-Analipsi, ku zbuloi emrat e anëtarëve të tjerë të grupit. Prindërit e tyre u njoftuan dhe katër të miturit e tjerë u dërguan në Departamentin e Sigurisë. Mes tyre ishte edhe ai që shënoi me pistoletë policinë. Siç doli, pistoleta ishte false.

Sipas informacioneve, pesë të arrestuarit, të gjithë grekë të moshës 15 vjeç, i kanë thënë policisë se kanë tentuar të grabisin kalimtarët për të filmuar veprimet e tyre dhe për t’i postuar videot në rrjetet sociale. Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe janë dërguar në prokurori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu