Boçi debate me ministren Kushi: Ju nuk tregoni asgjë

0

Debate mes deputetit demokrat Luçiano Boçi dhe ministres së Arsimit Evis Kushi.
Janë duke u zhilluar debate në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, ku është e pranishme ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila ka folur në lidhje me skenarët që do të ndiqen në rast se do të ketë rritje të numrit të infektimeve nga Covid 19. Kushi tha se po punohet në aftësitë dixhitale, që vendi të jetë gati dhe për skenarin e mësimit online.

“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve nëse kthehemi në mësim online. Kemi bërë arritje të mëdha”, tha ministrja Kushi.

Ndërkohë që kjo seancë dëgjimore me ministren Kushi është pritur me debate nga ana e opozitës, ku Luçiano Boçi i ka drejtuar disa pyetje përfaqësueses së qeverisë.

Sipas Boçit, keqmenaxhimi i situatës nga Ministria po sjell pasoja në shtimin e injorancës, dhe do të ketë pasoja edhe në vitet në vijim.

Boçi kërkoi informacione në lidhje me shkollat që janë mbyllur, nxënësit që kanë braktisur shkollat, si dhe numrin e klasave kolektive që janë në të gjithë vendin.

“Keq- menaxhimi i situatës po sjell përhapjen e injorancës, do të jenë pasoja që do të ndihen dhe në vitet në vijim. Kërkuam problematikat, ju nuk dhatë asnjë shifër.

Ministrja nuk dha numër shkollash që mbyllen, ju nuk na thatë as shifrën se sa fëmijë kanë braktisur shkollën. Rasti i Daniela Gjinit, goditje politike që po i bëni arsimit, e pezulluar nga puna, vetëm për shkak të përfshirjes së saj në fushatë. Ajo është nënë e divorcuar, dhe ju e keni lënë pa punë.

Kam kërkuar që Daniela të rikthehej në kopshtin e saj, janë 10,000 fëmijë më pak të regjistruar në klasën e parë”, u shpreh Boçi gjatë fjalës së tij në Komision, ku nuk munguan replikat as me deputetë të tjerë socialistë.

Boçi solli në vëmendje dhe incidentin në shkollën Çajupi në Tiranë, të cilën e konsideroi një ngjarje shumë të rëndë.

Ndërkohë që Kushi gjatë përgjigjes së saj tha se braktisja e shkollës në arsimin bazë është në shifrat 0.56, ndërkohë që sa i takon mësuesve, ajo tha se ata kanë liri të plotë në përkatësinë e tyre politike.

Sipas ministres 21 mijë nxënës janë ende duke marrë mësim në klasat kolektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu