Bojkot nga mazhoranca/ Alibeaj: Srategji e pastër për të penguar hetimet për zgjedhjet e 25 Prillit

0

Kryetari i Komisionit Hetimor Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për bojkotin e mazhorancës në mbledhjen  që ishte përcaktuar sot për hetimin e zgjdhjeve të 25 prillit.

Enkelejd Alibeaj: Me datën 20 Tetor datë e cila u kërkua prej tyre në orën 15:00. Të gjithë anëtarët u paraqitën në sallë, ndërkohë që mazhornaca bojkotoi mbledhjen. Nuk kishte asnjë arsye. Ne jemi këtu jo vetëm si detyrim për kërkesën tonë por edhe të PS. Mungonin arsyet. Është një strategji e tyre për të penguar hetimin për 25 prillin. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse e zgjedhjeve dhe do të bëjnë gjithçka për të penguar  veprimtarinë e Komisionit Hetimit. Mbledhja tjetër do të jetë ditën e premte ora 10:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu