Bojkoti i pedagogëve në nisjen e vitit akademik, Berisha: Nuk po kërkojnë gjë tjetër veçse atë që gëzojnë kolegët e tyre në Kosovë

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha reagoi në mbështetje të protestavetë pedagogëve në universitetet e vendit, të cilët ashtu sic kishin paralajmëruar bojkotuan nisjen e vitit tëri akademik.

Berisha tha se kërkesat e tyre ishin legjitime ndërkohë që pedagogët në Prishtinë paguheshin me dyfishin e shumës që paguhen pedagogët në Tiranë.

“Pas qëndrimit arrogant dhe cinik të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkotin e mësimit në universitetet e vendit. Ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët nuk po kërkojnë asgjë tjetër vecse atë që sot e gëzojnë kolegët e tyre në universitetin e Prishtinës të cilët i kanë rrogat afërsisht dy herë më të larta se ata në Tiranë.

Qeveria e Kosovës vendosi dhënien e 100 eurove në muaj për studentët, në mënyrë që të këta të fundit të përballonin rritjen e çmimeve”-tha Berisha në reagimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu